Piktura e Pikasos shitet për një rekord prej 179 mln dollarësh
Pablo Pikaso do të ishte njeriu më i lumtur në botë nëse do të ishte gjallë sot.
Një pikturë abstrakte e artistit u shit për një rekord prej 179,365,000 dollarësh në një ankand që u zhvillua ditën e djeshme më 11 maj në Nju Jork.
Piktura e vitit 1955, “Les femmes d’Alger” është diçka e re bashkëkohore në tregun e artit. Deri më tani, piktura më e shtrenjtë artistike e shitur ndonjëherë në ankand ishte piktura “Three Studies of Lucian Freud” e Francis Bacon, që u shit për 142 mln dollarë në vitin 2013.
Shtëpia e ankandit që bëri shitjen e pikturës së Pikasos, Christie’s , priste që piktura të paktën të arrinte çmimin 140 mln dollarë.
Ai që bleu pikturën mbetet anonym. E njëjta pikturë njëherë u shit në vitin 1997 për 31.9 mln dollarë.
Veprat më të famshme të Pikasos kërkohen shumë, dhe vetëm pak prej tyre janë blerë deri tani.
Të tjera piktura të Pikasos priten të shiten në mërkurën më 13 maj, me një vlerë që pritet në total të shkojë 2.5 miliardë dollarë, sipas Philip Hoffman, shefi ekzekutiv i shtëpisë së ankandit Christe’s.
“Les Femmes d’Alger” që përkthehet “Gratë e Algjerit” (Algjeri kryqeyteti i Algjerisë), konsiderohet si një kryevepër e artit bashkëkohor.
Pikaso, që vdiq në vitin 1973, e bëri këtë pikturë në homazh të shokut dhe rivalit të tij, Henri Matisse, një impresionisti të famshëm francez.