Piloti bën sefie jashtë kabinës së avionit ndërsa është në fluturim

Një pilot ka tmerruar të gjithë fansat pas e tij në Instagram pas postimit të disa fotove që u bënë virale në mediat sociale. Me një shkop selfie, në vend që të bënte foto pasi të bënte ulje të sigurtë në pistën e aeroportit,  piloti ka pozuar jashtë nga dritares së kabinës së tij ndërsa ishte në fluturim. Fotot mesa duket janë marrë në mes të ajrit, mbi ishujt Palm të Dubait. Me emrin e adresës Pilotganso shkruan: “Vendlindja ime e dytë. Sefli në Dubai”. Sapo u publikua foto mori një valë reagimesh. Por nuk ka nevojë për panik pasi foto është thjesht e modifikuar. Në fakt i gjithë profili i Pilotganso është i mbushur me postime të tilla. Shkathtësia e tij në photoshop bëri që fotot të ishin kaq realiste saqë njerëzit besuan vërtet se kishte bërë selfie jashtë kabinës së avionit ndërsa ishte në fluturim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?