Pilotja 92-vjeçare “fluturon” sërish pas 70 vitesh
Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të luftës, një 92-vjeçare veterane e Luftës së Dytë Botërore “u ngrit” në qiell përsëri.
Kanë kaluar dekada që nga viti kur ajo kishte realizuar fluturimin e saj të fundit, por Joy Lofthouse, 92 vjeç, veterane Ndihmëse e Transportit Ajror, iu dha mundësia të hipte në një aeroplan ‘Spitfire’ për një udhëtuar sërish. Lofthouse ishte njëra nga pilotet britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, pjesë e divizionit të femrave të quajtur “Attagirls”, transmeton Telegrafi. Puna e saj si një pilote e shërbimit ishte që aeroplanët nga vijat e frontit t’i dërgonte përsëri në fabrikat për riparime.
Gjatë kohës së saj në shërbim, ajo fluturoi me 18 aeroplanë të ndryshëm, por njëri prej tyre ka mbajtur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e saj. Për të shënuar 70 vjetorin e përfundimit të luftës, ajo u ftua për të fluturuar përsëri në një Spitfire, modeli i saj i preferuar. Në video, ajo tregon emocion gëzimi të përzier me një lloj nervozizmi. Ajo tregon se nuk është aq e sigurt sikur ishte e re, dhe se ajo është “në dijeni të moshës së saj”.
Megjithatë, ajo nuk linte pa e shfrytëzuar këtë mundësi. Pas ulje, Lofthouse, dëshmoi se është e mundur që të jesh i mahnitshëm në çdo moshë. “Është vështirë të përshkruash ndjenjat”, i ka thënë ajo BBCsë. “Më bëri të ndihem përsëri e re”.