Pilotja ul avionin në rrugë

Një ulje emergjence përfundoi pa viktima falë mjeshtërisë së gruas që e pilotonte. Avioni i vogël tip “Cesna” u fik në ajër dhe pilotes s’i mbeti gjë tjetër veçse ta ulte në hapësirën poshtë tij dhe që ishte rruga e makinave.

Ajo bëri një punë fantastike thuhet në komunikatën e policisë Huntington Beach në Los Angeles. Gruaja jo vetëm shpëtoi ata që ishin në tokë nga ndonjë impakt i mundshëm, por arriti që edhe aeroplanin ta ulë pa e dëmtuar.

Ngjarja bëri bujë në mediat lokale, por edhe ato botërore, ndërsa u vlerësua shumë qetësia dhe saktësia në manovrim e pilotes femër.

SHKARKO APP