Piramida e çuditshme në Antarktidë, ndryshon historinë e njerëzimit? (FOTO)

Prej disa ditësh shtypi ndërkombëtar ka raportuar mbi zbulimin e disa strukturave në Antarktidë që kanë ngjashmëri me piramidat e Egjiptit. Jo vetëm njerëzit e thjeshtë janë habitur por ky zbulim që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit, ka habitur shkencëtarët.  

Sipas tyre nëse konfirmohet që bëhet fjalë për vepra të dorës së njeriut, atëherë lindin pyetja të reja mbi nisjen e njerëzimit. Njëra prej strukturave është zbuluar thuajse krejtësisht dhe ka një ngjashmëri të madhe me piramidën e Gizas, pranë Kajros.

Zbulimi ka ndezur edhe më shumë zërat në forumet dhe faqet ‘alienologe’, që flasin për ekzistencën e një qytetërimi më të avancuar në planetin tonë, para se të shfaqeshim ne.

Shkencëtarët pohojnë se këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt. Një nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës është ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrirë. Besohet se rreth 100 milionë vite më parë, ai ka qenë i mbuluar nga pyjet, lumenj e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re sot.

Në akujt miliona-vjeçarë të Antarktidës janë gjetur gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme.

Historia e njerëzimit ndryshon thelbësisht nëse pranohet se janë ndërtuar nga dora e njeriut, duke patur parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtuar rreth 4500 vite më parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyre, sidomos për mënyrën e ndërtimit.



 

SHKARKO APP