Pistoletat më të shtrenjta në botë
Cabot Guns ka prodhuar dy pistoleta Colt 1911, model i përdorur nga ushtria amerikane në vitet 1911-1968, që kushtojnë 4.5 milionë dollarë. Pistoletat unike janë bërë me copëza meteoriti “Gibeon”, i cili ka rënë në tokë 4.5 miliardë vite më parë dhe që është zbuluar në vitin 1830, në Namibia. Pistoletat e quajtura “Big Bang” janë ndërtuar duke përdorur rreze X, prerje me rreze elektronike dhe çmimi 4.5 milionë dollarë që i bën më të shtrenjtat në histori.