Planeti i Ferrit, Nasa na e zbulon
Të gjithë ankohen se jeta në planetin Tokë është bërë paksa trishtuese, me katastrofat natyrore që po na shoqërojnë vit pas viti. Por në fakt ajo që duhet të bëjmë është të lumturohemi se pikërisht këtu në Tokë, mund të jetohet, në asnjë vend tjetër.
Nasa vjen më një lajm interesant që tregon se vërtetë duhet të jemi të lumtur që jetojmë në këto kushte. Është zbuluar një botë tjetër, një planet i quajtur Wasp-18 b për të cilën mendohej se mund të kishte jetë, por në fakt u zbulua se planeti është aq i tmerrshëm sa shkencëtarët menduan se kishin zëvendësuar aksidentalisht pamjen me atë që u shfaq realisht.
Ata thonë se planeti është i mbështjellë me një shterëse të mbuluar nga dioksidi i karbonit, atje nuk ka as ujë, që e bën të pamundur të jetohet. Gjithashtu rrethohet nga një yll, që do të thotë se temperaturat janë aq të larta sa mund të digjesh.
“Nuk ishin pritshmëritë tonë”, tha një astrofizikant i NASA-s. Kjo vërteton se nuk ka asnjë planet tjetër ku monoksidi i karbonit të jetë në vinelin e duhur që të mundëosojë jetën. Është 10 herë më i madh se Jupiteri, planeti gjigant i gazit më i madhi në sistemin tonë diellor dhe në thelb duket si bota e ferrit./Tirana Post/