“Plasin debatet”, një grua ekspozon gjoksin ndërsa ushqen foshnjen

Një revistë indiane që shfaqi një grua duke ushqyer me gji një foshnje është kritikuar rëndë në rrjete sociale. Kopertina e Grihalakshmi, që është botuar në shtetin Kerala përshkruan modelen Gilu Joseph që sheh në kamera ndërkohë që duket hapur gjoksi i saj ku po ushqehet fëmija. Teksti në kopertinë thotë: “Nënat si Kerala tregojnë – mos ia ngulni sytë, duam të ushqejmë fëmijët me gji”. Sipas BBC, kjo është hera e parë që një revistë indiane boton një imazhin e një gruaje që ekspozon gjoksin. Fakti që modelja nuk është nënë ka shkaktuar shqetësime duke krijuar debat në rrjete sociale. Redaktori i revistës tha donte të rriste ndërgjegjësimin për nevojën që nënat janë në gjendje të japin gji në publik. Të gjithë e kanë mbështetur fushatën, por kanë filluar debate dhe kritika të mëdha për përzgjedhjen e modeles, kur mund të merrnin një nënë që ushqente vërtetë foshnjen e saj.

SHKARKO APP