Po afron epoka e mushkonjave dhe mizave

Ekspertët i druhen çdo pasoje të mundshme që mund të ketë brenda vetëm pak dekadash, ndryshimet klimatike. Ata shpjegojnë për “Vice” se 80% e specieve në botë janë insekte, të cilat, siç e dimë, ushqehen kryesisht me bimë. Nëse ato do të shtohen, do t’u duhet të shfrytëzojnë të gjitha burimet bimore për të mbijetuar, duke shteruar hallkën e parë të zinxhirit ushqimor.

Deri në vitin 2050, numri i insekteve në botë parashikohet të shumëfishohet. Ndonëse nuk e vemë re, kjo prirje është prej kohësh në veprim: Bulkthat po shfaqen shumë më herët se më parë, çka është një problem me fermerët, për të mos folur për pasoja edhe më të rënda, si sëmundjet që përhapen nga mushkonjat apo insektet parazite.

Gjithashtu, shumimi i grerëzave, disa llojeve të fluturave dhe afidesë, do të shfaroste një numër të madh bimësh.

Përveçse ndryshimet klimatike po çojnë në djegien e bimësisë, po shkakton pushtimin e bimëve të mbetura nga një numër më i madh insektesh se ç’mund të përballojë e zëmë, një pemë. Ndaj kemi kaq shumë pemë të zgavëruara aq shumë nga brenda.

Rezultati? Bimët pakësohen, kurse insektet shtohen në masë, duke kërkuar gjithmonë burime të tjera ushqimi. Mos u çudisni nëse me kalimin e viteve të bëhet e zakonshme shprehja: “Ore, si shumë janë shtuar këto mushkonjat në dimër”.

SHKARKO APP