Po ecte i dehur me kalë, arrestohet 29-vjeçari

Një burrë në Kaliforni është arrestuar pasi po ecte me kalë nëpër një autostradë i dehur.

Luis Perez, nga Placentia u ndalua nga policia ndërsa ecte me kalë në Long Beach të shtunën.

29-vjeçari u arrestua pasi u regjistrua dy herë mbi nivelin ligjor të alkoolit në gjak gjatë testit që iu bë.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua në këtë incident të çuditshëm dhe kali iu dorëzua nënës së Perez, që mbahet në burg, raporton BBC.

SHKARKO APP