Po luante në kopsht, pak sekonda më vonë është e paralizuar dhe e verbër
Një vajzë 9-vjeçare, mamaja e së cilës kishte thënë se ajo nuk mund të mbijetojë, vuan një aneurizëm i trurit që e la të paralizuar dhe të verbër.
Evie Curtis po luante në kopshtin e shtëpisë së re në Grimsby kur filloi të ankohej për dhimbje në qafën e saj.
Brenda pak minutash, ajo nisi betejën me aneurizëm të trurit, duke bërë që mjekët të mos shpresonin që ajo të mbërrinte e gjallë në spital.
Mamaja Jody tha: “Ishte kaq e papritur – një çast ajo kishte një dhimbje në qafën e saj dhe më pas përfundoi në dysheme. Thirra 999, por unë isha aq e shokuar sa nuk flisja dot”.
Evie i mbijetoi udhëtimit deri në spital, ku u përfshi menjëherë në kujdesin intensiv, duke u diagnostikuar me gjakderdhje në tru.
Më vonë, mjekët e kuptuan se kjo ishte shkaktuar nga një aneurizëm i trurit, i cili gjithashtu kishte shkaktuar një goditje për shkak të presionit.
Aneurizmat janë jashtëzakonisht të rralla tek fëmijët e vegjël, dhe tek Evie ishte edhe më i pazakontë për shkak të pozicionit të saj.
“Mjekët na shpjeguan se ajo gjithmonë kishte jetuar me të si një bombë me sahat në kokën e saj. Ishte pjesë e përbërjes gjenetike të saj dhe nuk kishte asgjë që mund ta bënim për ta parandaluar”, tha Jody.
Jody, infermiere e shëndetit mendor, është me origjinë nga Grimsby dhe u fut në një shtëpi të re në fundjavë Evie u sëmur.
Jeta e vajzës së re ka ndryshuar krejtësisht në gjashtë javë që kur ajo u dërgua në spital.