“Pokemon Go” i merr jetën një vajze 22 vjeçare

Loja e famshme “Pokemon Go” ka shënuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një vajzë 22 vjeçe nga Australia.

Tanami Nayler, u përplas për vdekje nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën. Vajza nga Sidnej kishte dalë për të luajtur “Pokemon Go” por në momentin e përplasjes ajo telefonin e kishte në xhep.

Makina, e drejtuar nga Nochalas Micahel Davison, 21 vjeç, po ecte me 100 km/h në një zonë ku lejohet deri në 60 km/h dhe gjithashtu automjeti rezultoi i vjedhur. Familjarët janë të tronditur nga humbje e vajzës dhe e cilësojnë si mizore mënyrë e vdekjes së saj.

Ajo është marrë zvarrë rreth 70 metra dhe e gjithë skena është parë nga një mik i saj.

SHKARKO APP