“Pokemon Go” më i përdorur se “Facebook”

Vazhdon të thyejë rekorde loja më e famshme dhe më e përfolur e momentit. Në një raport të ri postuar së fundmi rezulton se në baza ditore “Pokemon GO” është duke u përdorur dy herë sa më shumë sesa aplikacioni i “Facebook” për Android. Gjatë javës së parë, përdoruesit e “Pokemon GO” kanë kaluar 75 minuta lojë në ditë, kundrejt vetëm 35 minutave që ata kanë shpenzuar në aplikacionin e “Facebook”, thuhet sipas raportit të publikuar nga Forbes.com. “Pokemon GO” mbetet aplikacioni më i shkarkuar që kur Apple e lançoi në dyqanin e aplikacioneve në iOS – App Store. Kur krahasojmë përdorimin e përditshëm të javës së parë pas lirimit të Pokemon Go-së, shihet se loja ka shkaktuar uljen e përdorimit të përditshëm në YouTube për nëntë për qind dhe përdorimin e përditshëm të Snapchat me 18 për qind, thuhet në raport.

SHKARKO APP