Policët i gjejnë nën ujë unazën e fejesës
Një grua është gëzuar pa masë, pasi ekipi i zhytësve policor i ka gjetur unazën e fejesës, e cila i kishte rënë në ujërat e Bristol të Anglisë gjatë një lundrimi me anije dy javë më parë. Nicolla Hazell, ia kishte dhënë unazën një shoqeje për ta mbajtur në çantë që të mos i humbiste, por kur e kishte kërkuar nuk e kishte gjetur. E dëshpëruar ajo kishte kontaktuar policinë, të cilët kishin rënë dakord që ta ndihmonin për ta gjetur unazën e fejesës. Zhytësit e gjetën atë në thellësi prej 25 metrash, në vendin ku Hazell kishte supozuar se e kishte humbur.