Policia do të përdor dron për të gjetur njerëzit e humbur
Dronët janë mjete shumë të nevojshme, sidomos nëse je ushtar dhe të duhet të kontrollosh një zonë të caktuar pa qenë e nevojshme të rrezikosh jetën e pilotëve. Përveç kësaj, ka edhe mënyra të tjera interesante për të përdorur dronin, në jetën civile për shembull.
Lockheed Martin, një kompani teknologjike shumë e njohur, sapo ka zhvilluar një UAV të ri, ose dron që ndihmon në gjetjen e njerëzve të humbur, duke zvogëluar kohën e harxhuar, po ashtu edhe shpenzimet. Lockheed Martin ka bashkëpunuar me organizatën jofitimprurëse “Project Lifesaver” që të krijojë një version të avionit të saj të telekomanduar, Indago UAV, që do të ndihmojë në gjetjen e njerëzve me aftësi të kufizuara ose të sëmurë, duke qenë se në gjendjen e tyre janë më të prirë se njerëzit e zakonshëm të bredhin dhe më pas të humbasin.
Indago UAV i ri është i telekomanduar dhe mund të operojë deri në 3 milje largësi, zgjat deri në 50 minuta dhe ngrihet në një lartësi prej 5.49 kilometrash. Peshon afërsisht 2.26 kilogramë dhe i duhet vetëm pak minuta që të niset. Deri më tani është parë të përdoret për të bërë reklama, por edhe nga ushtarë. Ndoshta përdorimi i tij mund të zgjerohet më shumë.