Policia ka qëlluar vetëm 2 herë tërë vitin … në Norvegji
Policia e Norvegjisë qëlloi vetëm dy herë me armë gjatë vitit të kaluar, pa lënduar askënd, sipas një statistike të publikuar së fundmi.
Policët në vendin nordik nxorën armët vetëm 42 herë në 2014ën, numri më i ulët në 12 vitet e fundit. Vetëm dy persona janë vrarë nga të shtënat e policisë në këtë periudhë.
Shumica e efektivëve të policisë norvegjeze, sikurse ata në Britaninë e Madhe, Irlandë dhe Islandë, patrullojnë të paarmatosur dhe mbajnë armë vetëm në rrethana të veçanta. Edhe në Britani policia ka ngjashmëri me Norvegjinë në përdorimin e pakët të armëve.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, ku policët janë të armatosur gjatë tërë kohës, 547 njerëz u vranë nga policia vetëm në gjashtë muajt e parë të 2015ës, 503 prej të cilëve nga të shtënat me armë.