Politikani i pasur rus vdes gjatë një “prove akrobatike” në parkun e lojërave
Një politikan rus dërgoi të birin të argëtohej në një park lojërash, por ka gjetur vdekjen. Sergej Popoviç, 54 vjeç, u përpoq të kryente një kërcim kur ra keqas në qendër të Krasnoyarsk të Rusisë. Për shkak të rrëzimit, ai theu shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën. Një djalë i ri, i cili besohet të jetë i biri, është parë në një përpjekje të dëshpëruar për të ndihmuar burrin, pasi e kuptoi se përpjekja akrobatike shkoi shumë keq. Politikani u deklarua i vdekur në kohën kur mjekët arritën në vendngjarje. Popovich ishte deputet i këshillit të qarkut Turukhanskiy që nga viti 2015 dhe ishte përgjegjës për politikën ekonomike të rajonit. Përveç kësaj, ai ishte një biznesmen i suksesshëm dhe kishte dyqane të ndryshme të mëdha në rajon. “Një vdekje e tillë duket budallallëk. Ky është një shembull tjetër se si në të vërtetë, jetët tona janë të brishta dhe mund të vdesim nga një rast banal”, shkruan një përdorues.