Prej nga vijnë europianët? Zbulohet një grup i tretë misterioz

Deri tani shkenca ka gjetur se ata i përkasin vetëm dy grupeve, të cilat u vendosën fillimisht në kontinent, por çuditërisht duket se ka pasur edhe një të tretë. Nga cilat troje vijnë të parët tanë? Një grup i studiuesve në Universitetin e Tübingen, Gjermani dhe Harvard Medical School, kanë ndjekur gjurmët gjenetike të lëna në Evropën Qendrore nga lëvizjet migratore që kanë ndodhur afërsisht midis 8000 dhe 7000 viteve më parë. Duke krahasuar ADN e shumë eshtrave të lashta njerëzore që gjenden në Gjermani, Luksemburg dhe Suedi me gjenomin e njerëzve të gjallë sot, kanë arritur në një përfundim të habitshëm: rrënjët e evropianëve mund të gjurmohen në tre dhe jo vetëm në dy fise stërgjyshore, siç mendohej deri tani. E para përfshin grupin e gjuetarëve dhe mbledhësve tashmë i vendodhur në Evropë. Që nga viti 5500 p.e.s, duke gjykuar nga të dhënat gjenetike, regjistrohen sulme në Europë nga popullsi që vinin nga Lindja e Afërt. Me ta, erdhën në kontinent bujqësia dhe blegtoria, ato i kanë fillimet e tyre rreth 11 mijë vjet më parë në Azi. Pellgu i tretë i gjeneve, të cilat ende ndodhen në qelizat tona, rrjedh nga një grup misterioz që popullonte pjesën veriore të Euroazisë dhe lidh gjenetikisht evropianët me banorët origjinalë të Amerikave. Mbërritja e tyre në Evropën Qendrore datohet nga shkencëtarët në një epokë që, pasoi mbërritjen e fermerëve aziatikë. Këto grupe pastaj janë përzierë. Megjithatë ende sot mund të gjenden disa dallime në përbërjen gjenetike midis popujve të ndryshëm të Europës: evropianët e Veriut kanë më shumë gjene të gjuetarëve (lituanezët arrijnë edhe 50%), Europianët jugorë, në të kundërtën kanë një pjesë të madhe të pasurisë gjenetike si fermerë, siç pohon bashkëpunëtori në projektin e Harvardit, Losif Lazaridis.

SHKARKO APP