Preja që hëngri pitoni habit shkencëtarët

Një piton mbi 3 metra i gjatë gëlltiti një dre që peshonte edhe më shumë se vetë gjarpri. Studiuesit thonë se ngrënia e një preje kaq të madhe nga një grabitqar nuk është dokumentuar ndonjëherë tek speciet.

Zbulimi befasues u bë nga biologët e Konservatorit të Floridës së Jugut, kur ata vunë re një piton dukshëm femëror gjatë një projekti ndjekës në parkun shtetëror Collier-Seminole.

Gjarpri u kap dhe u çua në një zonë të hapur ku filloi të rinxirrte një dre të ri femër të bardhë.

Biologët peshuan të dyja kafshët, ku dreri peshonte 16 kg, ndërsa pitoni 14 kg.

“Është surreale për të parë atë në terren”,tha biologu Ian Bartoszek gjatë një konference shtypi.

Pitonët burmezë, të cilët mund të rriten deri në afro 6  metra, u sollën në jug të Floridës si kafshë shtëpiake në fund të viteve 1970.

Të lëshuar në botën e egër, ato janë bërë specie problematike invazive.

Dreri i bardhë është një burim i rëndësishëm ushqimi për panterat e rrezikuara të Floridas, kështu që kërkuesit janë të shqetësuar që gjarpërinjtë e përhapur gjithashtu, mund të ndikojnë në shëndetin e maceve të mëdha.

Nëse gjarpri ishte lënë në jetën e egër, do të kishte tretur të gjithë drerin, tha Bartoszek. Raporti i madhësisë piton-pre, tha ai, ka habitur ekipin e tij.

SHKARKO APP