Presidenti i Nikaraguas kandidon gruan e tij për nënpresidente

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega ka emëruar gruan e tij kandidate për zëvendëspresident, pasi është në kërkim të një mandati të tretë. Zonja e parë Rosario Murillo tashmë ka rolin e zëdhënëses së shefit të Qeverisë dhe kjo shihet si ndarje e pushtetit me bashkëshortin e saj. Ajo shfaqet në televizionet e Nikaraguas pothuajse çdo ditë. Ndërsa presidenti Ortega rrallë flet për mediat, gruaja e tij është parë rregullisht në debatet televizive për diskutimin e politikave dhe promovimin e markës së saj New Age Spirtituality. Nëna e shtatë fëmijëve të presidentit, përveçse është poete e njohur, flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht. Ajo gjithashtu njihet për veshjet e saj të larmishme ekstravagante, si dhe mbart stoli të viteve 1960. Çifti ndërkaq kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturat e tyre në kryeqytetin Managua. Por përkrahësit e opozitës janë të shqetësuar se promovimi i këtij çifti mund të paralajmërojë lindjen e një dinastie të re familjare në këtë pjesë të varfër të Amerikës Qendrore.

SHKARKO APP