Prezantohet treni që lëviz në binarë virtualë (VIDEO)

Në Hunan të Kinës është prezantuar treni që lëvizë në binarë virtualë nëpër rrugë që shfrytëzohet nga automjetet e zakonshme.

Makina për transportin e njerëzve, ka rrota plastike që gjithmonë ndjekin të njëjtin shteg ashtu si iu është programuar.

Projekti që ka nisur më 2013, pritet të përfundoi vitin e ardhshëm dhe të fillojë qarkullimin.

Makina që nuk ndot ambientin dhe konsiderohet si e ardhmja e trafikut, meqë nuk duhet vendosur binarë dhe lë hapësirë për lëvizje normale të mjeteve tjera.

Treni që zë 307 udhëtarë, mund të lëvizë deri në 70 kilometra në orë.

YouTube player

SHKARKO APP