“Princeshë për një ditë”, Disneyland kërkon falje që i refuzoi hyrjen e djalit
Disneyland në Paris ka kërkuar falje, pasi nuk lejuan që një 3-vjeçar i quajtur Noah, të jetë pjesë e një eksperience “Princeshë për një ditë”. Noah është fans i madh i princeshës Elsa nga filmi “Frozen”, e me të dëgjuar lajmin për Disneyland, nëna e tij e dinte që ëndrra më e madhe e djalit të saj do të realizohet dhe vendosi ta dërgonte, shkruan NBC News. Hayley McLean-Glass, i kishte shkruar letër Disneyland, që djali i saj të bëhej pjesë e këtij eventi, por, ata e kishin refuzuar, vetëm sepse ishte djalë. Por, reagimet për këtë refuzim ishin të shumta, madje nëna e Noah, dërgoi përsëri letër tek Disneyland për të marrë një përgjigje për arsyen e refuzimit. Pak ditë më vonë, Disneyland i kërkoi falje kësaj familje, duke konsideruar se ky refuzim ishte gabim nga ana e tyre. “Ne…sinqerisht kërkojmë falje për Hayley dhe Noah për shqetësimin që u kemi shkaktuar. Ne ju sigurojmë që kjo nuk do të ndodh më asnjëherë”, kanë shkruar ata. “Sigurisht të dy djemtë tuaj dhe vajzat janë të mirëseardhur kurdo në Disneyland dhe në festën “Princeshë për një ditë”, kanë shkruar tutje. McLean-Glass thotë se është ndjerë e diskriminuar vetëm për shkak të gjinisë së djalit. “E shikova sikur një vajzë e vogël të kishte ëndërr të shkonte në Disneyland për piratët apo Spidermanin, nuk do të kishte asnjë mundësi që një vajze t’i refuzohej kjo. E pse t’i refuzohet një djali”, ka thënë nëna e Noah.
https://www.nbcnews.com/video/disneyland-paris-apologizing-for-telling-boy-he-couldn-t-dress-as-a-princess-1036205635539