Prodhimi i letrës higjienike nga pandat
Kina është e vizituar edhe pandën e saj gjigante, mjaft e rrezikuar për shkak të shkatërrimit të pyetjeve me bambu.
Por, përveç të ardhurave nga turizmi, tanimë duket se asgjë nuk do të shkojë dëm nga fekalet e kafshës.
Rezervati kombëtare i pandave në provincën Sichuan, ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani letre për të ricikluar mbetjet e kafshës.
Firma do të kthejë mbetjet e pasura me fibra bambu në indet “Panda Poo”, sipas një raporti të gazetës Chengdu Shangbao që u transmetua gjerësisht nga mediat shtetërore.
Çdo panda e rritur prodhon më shumë se 10 kg të feçeve në ditë.
Së bashku me jashtëqitjen të quajtur ndryshe si “topa të gjelbër”, pandat prodhojnë rreth 50 kg mbeturina ushqimore në ditë, të përbërë kryesisht nga bambu të pa ngopura.
Qendra e Konservimit dhe Kërkimit të Kinës për Panda Gjigante nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Sichuan Qianwei Fengsheng Paper të hënën.
Sipas marrëveshjes, firma do të mbledhë çdo javë jashtëqitjet e pandave dhe mbetjet ushqimore.