Prodhohet spineri më i shtrenjtë në botë 16.800 dollarë
Këto çmime me të vërtetë do të bëjnë që mendtë tuaj të vijnë rrotull!
Spineri më i shtrenjtë në botë është gati për të dalë në shitje për vetëm 16.800 dollarë secili.
Firma ruse e bizhuterive Caviar, e njohur për gamën e gjerë të produkteve, ka krijuar spiner të dizenjuar me ar të pastër. Ky spiner do të jetë së shpejti në vitrinat e dyqaneve dhe çmimi ekskluziv i ‘Caviar Spinner Full Gold’ besohet të jetë më i shtrenjti në të gjithë botën.
Por nëse mendoni se po shuëm para për një “lodër”, e cila përdoret nga miliona njerëz kundër stresit, mos u shqetësoni. Ju gjithashtu mund të blini spinerin me diamante ‘Caviar Spinner Diamonds’ për vetëm 1600 dollarë.
Një tjetër version është ai me ngjyrat e flamurit rus që kushton 25 dollarë.
Dhe ‘Caviar Spinner Carbon’, i përbërë nga zinku është versioni i fundit.
Caviar, i cili ka prodhuar një orë shumë të veçantë për të festuar ditëlindjen e Putin, ka premtuar se disa nga fitimet do të shkojnë për bamirësi.