Profecia e Da Vinçit, mjetet e shekullit të 21 që nuk tërhiqen nga kafshët!

 

Do të ketë mjete që nuk tërhiqen nga një kafshë, që do të udhëtojnë me një forcë të pabesueshme.”

Leonardo Da Vinçi gati pesë shekuj më parë besonte  shumë tek inxhinieria.

Ai besonte që, çfarëdo që natyra mund ta bënte, njerëzit do të mund ta kopjonin me mjete mekanike. Për të, ishte vetëm çështje kohe deri kur të shpikeshin mjetet me vetë-tërheqje, dhe ai e dinte mirë se avantazhet për njerëzimin do të ishin kaq të mëdhenj, saqë asgjë nuk do të mund ta pengonte krijimin e tyre.

Karroja me vetështytje që krijoi Leonardo ishte pararendësja e makinës me motor. Në vitin 2006, një ekip i një muzeu në Itali e ndërtoi karron bazuar mbi skicën e Leonardos: për mrekullinë e tyre, funksionoi shumë mirë.

SHKARKO APP