Profesoresha e kritikon për xhinset e shkurtra, studentja del me të brendshme
Një studente ka dalë me të brendshme në klasë gjatë prezantimit të detyrës së saj në shenjë proteste ndaj profesoreshës. Profesoresha e kritikoi se kishte ardhur në klasë me veshje të papërshtatshme. Letitia Chai mbante veshur xhinse të shkurtra ndaj vendosi që të hiqte. Ajo doli para profesoreshës Rebekah Maggor dhe studentëve në universitetin Cornell me të brendshme. Chai me anë të një postimi në Facebook shprehu indinjatën ndaj vërejtjes së profesoreshës. Studentja tregoi se Maggor i kishte thënë që me pantallonat e shkurtra do të tërhiqte vëmendjen e meshkujve tek trupi i saj dhe jo tek prezantimi.