Projektligj i pazakonshëm: “Të ndalohet përdorimi i celularit për personat nën 21 vjeç”
Një senator i shtetit të Vermont, në Amerikë futi në legjislacion këtë javë një ligj që do ta bënte të paligjshëm për cilindo nën 21 vjeç që zotëron ose përdor një telefon celular.
Projekt-ligji është vetëm dy faqe i gjatë – duke përmendur rreziqet e paraqitura nga sulmet në internet, radikalizimin në internet dhe rreziqet që paraqitin tekstet gjatë drejtimit të makinës. Në këtë mënyrë ai bën thirrje për një dënim maksimal me një vit burg dhe një gjobë prej 1.000 dollarësh për këdo që do të shkelte ligjin .
“Është e qartë se personat nën moshën 21 vjeç nuk janë aq të pjekur në zhvillim sa t’i posedojnë ato në mënyrë të sigurt,” thuhet në tekstin e projekt-ligjit.
Por Senatori i Shtetit John Rodgers, Demokrati që prezantoi legjislacionin, i tha “Barre Montpelier Times Argus” se ai nuk pret që ligji të kalojë, dhe thjesht e futi atë për të dhënë një mesazh kundrejt prindërve dhe komuniteteve, në lidhje me kujdesin që duhet të tregojnë në botën e sotme teknologjike.
“Unë nuk kam ndonjë “as nën mëngë” për ta bërë ligjin që të kalojë. Unë me siguri nuk do ta votoja as vetë”, i tha ai gazetës.(Business Insider)
SCAN