Prostitutat në Spanjë, me sigurime shoqërore

Prostitutat në Spanjë do të gëzojnë të gjitha të drejtat nga puna e tyre dhe do të jenë në gjendje të kërkojnë përfitimet si të papuna kur nuk janë në punë. Ky është vendimi i gjykatës spanjolle, i bërë publik sot. Gjyqtari Juan Augustin Maragall vendosi në një gjykatë në Barcelonë, se prostitutave duhet tu jepen kontrata nga pronarët e bordellove ku punojnë, të cilët janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në emër të tyre. Vendimi i gjykatës civile është bërë pasi një sallon masazhesh që ofronte shërbime seksuale në qytet u kontrollua nga inspektorët e punës.

Tre prostituta u gjetën duke punuar gjatë kontrollit. Gjykatësi vendosi se menaxhimi kishte shkelur të drejtat e grave dhe “shtëpia” e quajtur “Xcenter” duhet të paguajë sigurimet shoqërore për prostitutat që nga viti 2012. Pronari argumentoi se punëtoret ishin të pavaruara dhe jo të punësuara zyrtarisht, megjithatë autoritetet deklaruan se ka pasur një marrëdhënie punëdhënës dhe punëmarrës, e cila përbën një lloj kontrate, kështu që duhet të bëhet pagesa e sigurimeve shoqërore. Gjykata ka vendosur se prostitutave u duhen dhënë siguria e përfitimeve, kujdesi shëndetësor, pensionet dhe pagesat e papunësisë për t’i ndihmuar ato të mbrohen nga shfrytëzimi. Edhe pse në mes të një krize ekonomike, në Spanjë industria e seksit po lulëzon dhe shumë gra i janë futur kesaj rruge shpesh në dëshpërim. Rreth 39% e meshkujve në Spanjë pranojnë se kanë shfrytëzuar shërbimet e një prostitute. Prostitucioni është dekriminalizuar në vend që ne vitin 1995, megjithatë punëtoret e seksit nuk konsiderohen si të punësuara dhe përfitojnë nga ligji për punësimin. Vendimi nga gjykata në Barcelonë nuk është ende përfundimtar, pasi ai mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Catalona.

SHKARKO APP