Proteza për të përmirësuar kujtesën

Një implant i bazuar në elektrodat e trurit duket se përmirëson aftësinë për të kujtuar, sepse ai imiton aktivitetin natyror të kodifikimit të përvojave të trurit. Operacioni i protezës së parë të kujtesës u ilustrua gjatë një takimi të kohëve të fundit të Shoqatës së Neuroshkencës, në Washington. Është një implant i trurit që stimulon modelet e aktivitetit elektrik të shoqëruara me performancën më të mirë mnemonike, duke rritur aftësinë për të kujtuar edhe 25%.

Hapi 1: Të kopjosh

Së pari, implanti regjistroi aktivitetin e trurit të vullnetarëve të angazhuar tek kujtesa afatshkurtër (aftësia për të mbajtur mend për pak çaste një numër të kufizuar informacioni) dhe tek kujtesa e punës: kjo e fundit përfshin atë në afatin e shkurtër dhe përdor informacionin e marrë në konsideratë në këtë lloj “depoje të përkohshme” për të ndërtuar argumente më komplekse.

Hapi 2: Të forcosh

Shkencëtarët kanë identifikuar modelin e aktivitetit elektrik të lidhur me rezultatet më të mira mnemonike dhe kanë përdorur elektroda për ta riprodhuar atë artificialisht në trurin e pjesëmarrësve gjatë testeve të mëvonshme. Në veçanti, goditjet e vogla elektrike u administruan në hipokampus, që është një rajon thelbësor për mësimin dhe mbajtjen e kujtimeve. Ky stimulim ka përmirësuar kujtesën afatshkurtër me 15% dhe kujtesën e punës me rreth 25%.

E ardhmja

“Po shkruajmë kodin nervor për të rritur funksionalitetin mnemonik, ka deklaruar Song për New Scientist, duke shtuar se implante të ngjashme një ditë mund të shërbejnë për të forcuar edhe vizionin apo lëvizjen. Një mundësi tjetër është që një ditë ata mund të përdoren për të furnizuar deficitet mnemonike të pacientëve që vuajnë nga demenca, si për shembull sëmundja Alzheimer. Dong Song (prof. i Inxhinierisë Biomjekësore, Universiteti i Kalifornisë) ka testuar pajisjen në 20 vullnetarë, të cilët tashmë kishin elektroda të implantuara në tru për trajtimin e epilepsisë – për të kapërcyer, në këtë fazë të studimit, çështjen e “fiksimit” të pajisjes, që është një operacion invaziv.

SHKARKO APP