Pse burrat humbin peshë më shpejt sesa gratë
Humbja e peshës nuk është në çështje kaq e thjeshtë. Ne mund të humbasim dhjamin në pjesë të caktuara të trupit, më lehtë se në të tjerët. Sidoqoftë, përtej kësaj, ka ndryshime në humbjen e peshës për burrat dhe gratë. Ekspertët dhanë shpjegimet e tyre për këtë “fenomen”.
Dr. Romi Block, endokrinolog thotë se gratë dhe burrat kanë tendencë të humbin peshë ndryshe për shkak të disa faktorëve si lindja e fëmijëve në rastin e grave dhe dhjami që grumbullohet në trup. Tek burrat, kilet zakonisht grumbullohen së pari në zona specifike të trupit, siç është barku.
Këto kile janë gjithashtu gjëja e parë që do të humbni kur të filloni një dietë. Në të kundërt, për gratë, dhjami dhe pesha shpërndahen në të gjithë trupin, në zona të veçanta siç janë barku, ijet dhe kofshët. Yndyra në këto zona është e rëndësishme për shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve. /abcnews.al