Pse dritaret e aeroplanit kanë vrima të vogla?

 

Nëse mendoni se dritaret e aeroplanit afër karrigeve të pasagjerëve janë hermetikisht të mbyllura gaboheni, pasi në të ekzistojnë disa vrima të vogla që lejojnë qarkullimin e ajrit nga jashtë.

Nëse shikoni nga afër një dritare në aeroplan, do të vëreni se aty gjenden tri panele që zakonisht janë të ndërtuara prej materialeve akrilike. Qëllimi i panelit të parë që zakonisht quhet paneli gërvishtës është mbrojtja e dy paneleve tjera, transmeton lajmi.net.

Paneli i dytë ose paneli i mesëm (me vrimë për ajrosje) dhe paneli i tretë ndryshe i njohur si paneli i jashtëm, janë shumë më të rëndësishme sesa paneli i parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin kur aeroplani shkëputet nga toka, këto dy panele ndihmojnë që presioni i ajrit si brenda aeroplanit ashtu dhe jashtë të jetë i ekuilibruar. Ato shpërndajnë presionin e ajrit njëtrajtshëm brenda kabinës, dhe e sjellin aeroplanin në një nivel më të rehatshëm dhe të sigurt gjatë fluturimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të thotë se presioni brenda aeroplanit gjatë fluturimit është zakonisht shumë më i madh sesa presioni jashtë tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?