Pse japonezët jetojnë shumë gjatë

Sipas të dhënave zyrtare, jetëgjatësia japoneze është më e larta nga të gjitha vendet e tjera të botës.

Mosha mesatare e grave japoneze është 87 vjeç ndërsa e burrave 80 vjeç.

Sipas disa hulumtimeve, japonezët jetojnë pa kurrfarë problemi shëndetësor deri në moshën 75 vjeçare.

Prej kësaj ka lindur pyetja, si ka mundësi që kjo ndodhë?

Japonia është vendi ku njerëzit punojnë shumë, deri në 1745 orë në vit, që është orari më i gjatë në tërë botën.

Presioni dhe stresi në punë është tepër i shumtë.

Nëse japim edhe të dhënat se sa persona japin dorëheqje nga puna vetëm pse janë vonuar për një minutë në punë, gjithçka do ta kuptoni vet menjëherë.

Mirëpo, për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme, japonezët jetojnë shumë gjatë për shkak të ushqimit të tyre, e cila mbështetet kryesisht tek mishi i peshkut dhe perimet.

SHKARKO APP