Pse kopsat e këmishave janë në anë të kundërt për meshkujt dhe femrat?

Kopsat e këmishave të meshkujve dhe femrave janë në anë të kundërta. Madje ndodh që shpesh herë këmishat t’i dallojmë nga mënyra se si janë të vendosura kopsat.

Mendohet të jenë tre arsye që kanë shtyrë gratë të veshin këmisha me kopsa në anën e majtë.

1-Arsyeja e parë lidhet me gratë e pasura të kohës së lashtë. Në fakt këmishë nuk vishte kushdo, vetëm femrat e pasura të kohës. Mirëpo ato nuk i vishnin vetë dhe i ngarkonin shërbyeset që tua vishnin, për këtë arsye për të qenë më e lehtë për shërbyeset e tyre janë vendosur në anën e majtë.

2-Arsyeja e dytë lidhet me mënyrën e të hipurit në kalë. Duke qenë se femrat hipnin gjithmonë në anën e djathtë, atëherë është vendosur që kopsat të jenë në krahun e majtë që të mos hyjë ajri i ftohtë.

3-Arsyeja e tretë dhe e fundit mendohet të jetë ushqimi me gji. Femra e kanë më të lehtë që me dorën e djathtë të ushqejnë fëmijën e tyre. Prandaj kopsat janë vendosur në anën e majtë që të zbërthehen më kollaj me dorën e djathtë.

SHKARKO APP