Pse Marc Zurkerberg shfaqet përherë me bluze të njëjtë?

“Dua ta thjeshtoj jetën time. Çdo ditë sjell vendime të rëndësishme dhe përpiqem që t’i heq qafe të parëndësishmet. Madje, edhe këto vendime në dukje të parëndësishme, të tilla si çfarë duhet të vesh dhe çka duhet të ha në mëngjes, më marrin shumë kohë dhe energji të cilën mund t’ia përkushtoj çështjeve më të rëndësishme”, tha bosi i Facebook-ut.

Ai shpjegoi se nuk bëhet fjalë për të njëjtën bluze, por se në garderoben e tij ka shumë veshje të ngjashme.

Gazetarët amerikanë kanë nxjerrë një paralele mes Zuckerbergut dhe gjeniut të Apple-t, Steve Jobs, i cili gjithmonë vishte xhinse dhe një fanelle të zezë. Jobs gjithashtu besonte se koha dhe kapaciteti i të menduarit nuk duhet të shpenzohet rreth vendimeve banale. Madje, ai u sugjeroi se punonjësit e tij gjithmonë duhet të veshin të njëjtat rroba.

SHKARKO APP