Pse ndodh dhe a është xhelozia sëmundje?
Keni ndjerë ndonjëherë zë kundër një personi tjetër vetëm sepse ai ka arritur sukses?A ju duket sikur ndonjëherë suksesin e të tjerëve nuk e vlerësoni aq sa duhet duke e bazuar atë në disa arsye fare të vogla, vetëm për t’u ndjerë më mirë me veten tuaj?
Përmes eksperiencave të përditshme të vëzhguara nga psikologë të ndryshëm është observuar se ky emocion instiktiv përpiqet thjesht të mbrojë egon tonë, duke e fshehur nga pamjaftueshmëritë dhe pasiguritë tona.
Mendja jonë është aktive për të na mbrojtur nga çdo lloj pakënaqësie sado e vogël dhe e paarsyeshme të jetë. Por për çfarë shërben e tërë kjo?
Jo vetëm që ndjenja e xhelozisë nuk është aspak e favorshme për të ndërtuar një raport shoqëror si dhe dashuror si dhe një komunikim efektiv, për me tepër ajo na bën të ndihemi keq. A e keni ndjerë ndjenjën e pakëndshme që ju mbërthen? Apo shtrëngimin e vogël në stomak? Pse gjendemi në këtë lloj situate?
Në marrëdhënie me të tjerët, ky emocion është kaq depërtues dhe i menjëhershëm saqë njerëzit nuk kanë as kohë për të reflektuar dhe për ta vlerësuar siç duhet. Xhelozia thyen komunikimin, dhembshurinë, si dhe shkatërron raporte. Impakti që ajo ka në një raport intim mund të jetë shkatërrues. Kur je në një gjendje xhelozie, ne operojmë me një gjendje instiktive për të “shpëtuar”.
Ne nxjerrim pa e kuptuar gjithë frikën tonë. Në këtë gjendje ne jemi irracionalë dhe e vetmja gjë për të cilën mendojmë është vetja jonë. Nuk mendojmë se çfarë të tjerët mund të ndiejnë. Por kur ne veprojmë nga një gjendje bollëku, e lëshojmë shpirtin human dhe mendojmë me dhembshuri kundrejt të tjerëve. Arrijmë të çlirojmë veten nga emocionet negative.
Në një vend pune, xhelozia ndihet në shumë raste dhe ajo shprehet në situata nga më të ndryshmet. Ne mendojmë shpesh nëse ai ose ajo është më e mirë se ne dhe kështu mendojmë se do të zëvendësohemi. Duam shumë vëmendje, dashuri e përkushtim për t’u mos ndjerë xhelozë, sepse brenda nesh shfaqet një fëmijë që përqafon egon si pjesën më të pambrojtur. Gjithsesi të duhet punë për ta shëruar këtë sëmundje shoqërore. Me pak besim dhe mendje të hapur gjithçka do t’ju duket më e lehtë.
Për ta larguar xhelozinë mjafton që ta shohësh se si ajo u bë pjesë e jotja. Analizo sekuencat e mendimeve dhe të emocioneve në sistemin tënd dhe më pas fshiji ato duke arsyetuar tërë procesin me inteligjencë.