Pse të kesh miq në punë është kaq e rëndësishme për të patur një karrierë të suksesshme?
Pasja e miqve në punën tuaj nuk është vetëm çelësi për lumturinë tuaj personale por është jetësore edhe për të pasur një karrierë të suksesshme.
Një sondazh i ri zbuloi se mbi 33,000 punëtorë në industrinë e teknologjisë raportojnë se kanë shokë të ngushtë në punë.
“Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të kemi në vendin e punës është një marrëdhënie e ngushtë,” tha CEO Jason Nazar për CNBC Make It.
” Shumë shpesh burimi më i madh i stresit për njerëzit është shefi, një koleg ose presionet e përditshme të punës, kështu që pasja e një shoku në punën tuaj ju lehtëson stresin psikologjik që ju krijohet”.
“Fakti që më shumë se gjysma e të punësuarve që kemi anketuar kanë një mik më të mirë në punë është një shenjë e mirë,” shton Nazar.
“Të kesh dikë që të kalojë nëpër kohë të mira dhe përvoja të këqija me ju është e paçmueshme”.
Edhe pse burrat dhe gratë në përgjithësi kanë miq të ngushtë në rreth të barabartë, përqindja ndryshon varësisht nga roli i punës, niveli i përvojës së punës dhe mosha juaj.
Njerëzit në vendet e nivelit të parë kanë më pak gjasa të thonë se kanë një shok më të mirë në punë (53 për qind), ndërsa 60 për qind e atyre që kanë një deri në gjashtë vjet eksperiencë kanë më shumë gjasa të thonë se e kanë një.
Për këtë pikë, drejtuesit e teknologjisë, punonjësit e HR dhe të zhvillimit të biznesit raportojnë se kanë miqësi të lulëzuar.
/SCAN