Pse tharëset e duarve në tualete përbëjnë rrezik për shëndetin?

Në vitin 2014 një grup studiuesish të Universitit të Leeds në Angli shpalli të vërtetën tronditëse se tharëset e duarve nuk kanë asgjë ‘sanitare’ në funksionimin e tyre, por jo shumë ia vunë veshin, shkruan Top Channel.

Ata thanë se mjetet e konsideruara ‘moderne’ shpërndanin bakteret nga duart e lara shkarazi të njerëzve, në të gjitha sipërfaqet rrethuese, në një masë aq të madhe saqë nga tualeti njerëzit dilnin më të pistë sesa kur hynë.

Në eksperimentet laboratorike, me kushte të rikrijuara si në tualetet publike, u zbulua se në ajër qarkullonin 27 herë më shumë baktere sesa në tualetet ku përdoreshin vetëm letrat higjenike, madje këto mikrobe qarkullonin për rreth 15 minuta më gjatë. Studiuesit janë rikthyer tashmë me prova të tjera kundër tharëseve të duarve me ajër.

Eksperimente janë kryer në banjot e spitaleve, ku çështja është akoma më serioze. Eksperimenti u krye në tualetet e spitaleve në Leeds, Paris dhe Udine të Italisë, gjatë një periudhe 12-javore, duke krahasuar ato ku përdoren letrat higjenike dhe ato ku përdoren tharëset me ajër. Rezultatet ishin të njëjta: Në Udine tualetet me tharëse ishin të mbushura me 100 herë më shumë baktere, në Paris kishin 33 herë më shumë sesa tualetet vetëm me letër dhe në Leeds 22 herë më shumë.

Në banjot publike britanike, mikrobi famëkeq rezistent ndaj meticilinës Staphylococcus aureus (MRSA) ishte në sasi 3 herë më të mëdha sesa në tualetet ku përdorej vetëm letër higjenike. Specie bakteriesh rezistente ndaj penicilinës dhe cefalosporinës gjendeshin në sasi shumë më të mëdha ku përdoreshin tharëset.

 

SHKARKO APP