Pse zogjtë përplasen me aeroplanët dhe kamionët?
Sipas një studimi të kryer përgjigja për këtë është se ato nuk kanë asnjë sens të trafikut. Zogjtë nuk mund të tejkalojnë automjetet të cilat udhëtojnë me një shpejtësi mbi 75 mph. Kjo sepse ato marrin në konsideratë vetëm distancën e një automjeti dhe jo të gjithë automjeteve. Ekspertë të SHBA-së në “Qendrën Kombëtare Të Kërkimit Të Jetës Së Egër” në Ohajo dhe dy universitete të përzgjedhura për studimin kanë përdorur “realitetin virtual”, më saktë video të ndryshme për të parë kohë pas kohe reagimin e zogjve. Ato thonë se instalimi i dritave të reja tek avionët mund të ndihmoj zogjtë ti shpëtojnë vdekjes.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA) mbi 9000 zogj janë goditur nga avionët në SHBA çdo vit, dhe kjo shifër nuk raportohet. Jo vetëm zogjtë vriten por ato përbëjnë edhe një kërcënim potencial serioz për sigurinë e fluturimit, sepse ato mund të shkaktojnë dëmtime në motor dhe në jo pak raste ky ka qenë shkaku për uljet emergjente te mjaft avionëve. Shkencëtarët thanë se kërkimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të kontrolluar lidhur me disa lloje të ndryshme të shpendëve të përdorin të njëjtat teknika të shmangies dhe sugjeroi se instalimi i dritave në avion do të luantë një rol shumë të rëndësishëm.
Përgatiti S.L