Psikologu: Gabimet që bëjnë më shpesh të martuarit

Martesa është institucioni më i shtrenjtë por disa bëjnë gabime të pafalshme. Lidhur me këtë, Elliot Polland, ka hulumtuar për të parë gabimet që bëjnë shpesh të sapomartuarit. Ai ka praktikuar ligjin e divorceve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1968 dhe ai i ka parë të gjitha, që nga dashuria e madhe e deri te momenti ku do të donin të mos ishin martuar kurrë. Polland në një pohim për gazetën amerikane “Business Insider”, ka sqaruar se cilat janë gabimet më të shpeshta të çifteve bazuar në eksperiencën e tij dhe ka dhënë këshilla se s’i të shmangen këto gabime.

Disa nga gabimet janë:

Mungesa e Komunikimit

Është shumë e rëndësishme që t’i zgjidhni mospajtimet menjëherë dhe të mos lejoni që gjërat të bëhen më keq. Polland rekomandon që të keni biseda të shpeshta me partnerin tuaj dhe t’i hidhni në pah të mirat e të këqijat e ditës.

Injorimi i “flamujve të kuq”

Mos i injoroni asnjëherë shenjat se në lidhjen tuaj diçka s’po shkon në rregull. Është mirë të mos i tejkaloni pa i diskutuar tensionet tuaja. Mund ta shpëtoni martesën në këtë mënyrë.

Zgjedhja e partnerit të gabuar

Njerëzit shumë shpesh e zgjedhin personin e gabuar për tu martuar. Për këtë arsye prishet shpesh martesa, martohen me të gabuarit.

SHKARKO APP