Publikohen fotot e Tokës të marra nga Hëna
Agjencia hapësinore e Indisë (ISRO) ka publikuar imazhet e para të Tokës, të marra nga raketa e saj më e fuqishme ndërsa ngjitet në Hënë.
Raketa me gjatësi 44 metra nuk është planifikuar të zbresë në sipërfaqen hënore deri më 7 shtator. Megjithatë agjencia postoi një seri prej pesë pamjeve mahnitëse të Tokës, të marra nga një distancë prej rreth 5.000 km.
“Imazhet janë të qarta dhe hapësira është krejtësisht normale. Jam jashtëzakonisht i lumtur me misionin e deritanishëm, “tha kryetari i ISRO, K Sivan.
#ISRO
Earth as viewed by #Chandrayaan2 LI4 Camera on August 3, 2019 17:37 UT pic.twitter.com/8N7c8CROjy— ISRO (@isro) August 4, 2019