Publikohet lista e vendeve me jetëgjatësinë më të madhe në botë. Ku renditet Shqipëria (Foto)
Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar të dhënat që tregojnë se cilat vende kanë jetëgjatësinë më të madhe dhe më të vogël në botë. Vendet Aziatike dhe Europiane renditen në listën e 10 vendeve me jetëgjatësinë më të lartë, ndërsa shtetet me jetëgjatësinë më të ulët janë të gjitha në Afrikë.
Në listën që përfshin 137 vende nga e gjithë bota, Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e 20 bashkë me Greqinë, me jetëgjatësi mesatare 81.6 vite, SHBA renditet më poshtë, në vendin e 37, me jetëgjatësi mesatare 78.7 vite, ndërsa Shqipëria renditet e 39, me jetëgjatësi mesatare 78 vite.
Ndërkohë 13 vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë janë si më poshtë:
1. HONG KONG — 84.3 VITE
2. JAPONIA – 83.8 VITE
3. ITALIA — 83.5 VITE
4. SPANJA — 83.4 VITE
5. ZVICRA — 83.2 VITE
6. ISLANDA — 82.9 VITE
7. FRANCA — 82.7 VITE
8-9. SUEDIA & SINGAPORI — 82.6 VITE
10. AUSTRALIA — 82.5 VITE
11-12. KOREJA E JUGUT & LUKSEMBURGU — 82.2 VITE
13. KANADAJA, NORVEGJIA & IZRAELI – 82.1 VITE