Puna ku fëmijët fitojnë 500 euro në ditë dhe të rriturit nuk mund ta bëjnë
Fëmijët në qytetin norvegjez Balstad bëjnë çdo ditë një punë që fitojnë të ardhura të mira, të cilën nuk mund ta bëjnë të rriturit. Ata u presin gjuhën një lloji peshku (Bakallar) që është specialitet i norvegjezëve, i cili për shkak të kërkesave të mëdha u jep mundësi fëmijëve të punojnë për pastrimin e tyre. Më i miri në këtë biznes, i cili ka siguruar të ardhura më të mëdha është 16-vjecari Trgjav Petersen. Babai i tij është peshkatar dhe i ka mësuar të birit metodat më të shpejta dhe të thjeshta për ta bërë punën. “Kur fillova ta bëja këtë punë, prisja rreth 2 kg peshk në ditë. Sot arrij të bëj 80 kg, të cilat më sjellin të ardhura rreth 500 euro në ditë”, tha adoleshenti. Ai shtoi se kjo është metodë shumë e mirë për të siguruar disa gjëra për veten, si celularë të fundit, laptopë, rroba apo udhëtime jashtë vendit.