Pushohet nga shkolla pse i dha drekë falas 12-vjeçares

 

Punonjësja e një mense shkollore në SHBA u pushua nga puna pasi i dha drekë falas një vajze 12-vjeçare, sepse ajo nuk paguante dot për të.

Dalene Bowden tha se iu dërgua një letër, ku i thuhet se është pushuar nga puna pasi ka vjedhur dhe ka bërë transaksione të parregullta.

Bowden, e cila ka 25 vjet që punon tek ‘Irving Middle School’ dhe shkolla të tjera, tha se vajza ishte ofruar të paguante rreth 2 dollarë, por ajo refuzoi.

“Kjo më ka thyer zemrën. Nuk do kërkoj falje dhe do bëj të njëjtën gjë sërish, pavarësisht pasojave”, tha ajo për një gazetë lokale.

“Kam thyer rregullat, por nuk e meritoj të mbes pa punë.

E di që e kam dh…, por çfarë duhet të bësh kur fëmijët të thonë se janë të uritur dhe nuk kanë më para?”

Prindërit e shkollës kanë nisur një peticion për rikthimin e saj në punë.

Peticioni ka marrë 38 mijë firma deri më tani.

Raushelle Guzman, nënë e dy fëmijëve në këtë shkollë, tha se Boëden bëri gjënë e duhur.

“Ne duhet të sigurohemi që çdo fëmijë që do të hajë, mund të hajë. Mendoj se rregullat duhen ndryshuar”.

SHKARKO APP