Qëlloi veten më armë, ndërkohë që po bënte selfie për në Snapchat

Një vajzë 22- vjeçare teksa tentonte të bënte fotografi me armë për ta shpërndarë në Snapchat ka plagosur dorën dhe gjithashtu thyer dhe telefonin. Vajza në Deltona të Floridës, ishte duke pozuar me pistoletën e xhaxhait të saj, e cila ishte e kalibrit 40-të, në mbrëmjen e së dielës kur ajo aksidentalisht tërhoqi këmbëzën, sipas policisë. Vajza u tha policëve se ajo po “luante” me armën kur ajo aksidentalisht qëlloi në telefonin e saj duke i shkaktuar lëndim gishtave të saj. E shtëna u dëgjua nga halla, e cila vrapoi për në vendin e skenës dhe e dërgoi mbesën e saj në spitalin e Floridas.

SHKARKO APP