Qëllon me plumb armadilon për ta vrarë, e pëson rëndë
Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi qëlloi një armadilo. Plumbi i është rikthyer burrit duke e goditur në pjesën e fytyrës.
Një djali nga Teksasi qëlloi me armë kafshën në oborrin e tij rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes.
Sheriffi i Cass County Larry Rowe tha se njeriu, i cili nuk ishte identifikuar, doli jashtë shtëpisë së tij në Marietta, kur vuri re Armadilon në pronën e tij dhe hapi zjarr.
“Gruaja e tij ishte në shtëpi. Ai shkoi brenda dhe mori revolen e tij dhe e qëlloi tri herë në armadilon”, tha Rowe.
Zhgualli i kafshës shmangu një nga tre plumbat, duke e goditur sulmuesin në nofllu.
Burri u transportua në spital ku ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Fati i kafshës është i panjohur.