Qeni hero, shpëton drerin që po mbytej në det

Një qen hero rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar jetën e një dreri të vogël që po mbytej në det, duke e sjellë shëndoshë e mirë në bregdet.

Qeni i quajtur Storm ishte duke ecur me pronarin e tij përgjatë Long Island Sound kur vuri re drerin 3 muajsh brenda në ujë që po mbytej. Menjëherë ai është futur në det duke notur dhe e kapi drerin nga qafa duke e tërhequr drejt bregut.

Sapo Storm arriti në breg u shtri pranë drerit dhe e inkurajonte që të ngrihej.

Shoqata ‘Strong Island Animal Rescue League’ tha se dreri është dërguar në Fondacionin STAR dhe ka disa plagë sipërfaqësore por do të mbijetojë.

Video dramatike është regjistruar nga pronari i tij Mark Freeley.

Dog Saves Deer... Good Boy Storm

SHKARKO APP