Qeni ngec për një orë në akull, gruaja rrezikon jetën për ta shpëtuar (VIDEO)
Një inspektore ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një labrador të zi 9-vjeçar, i cili kishte ngecur në një lum të ngrirë nga akulli. Shërbimet e zjarrfikëses u thirrën në lumin Wansbeck në Ashington, pasi qeni Hardy u bllokua në ujrat e ftohta të ngrira. Qeni kishte mbetur për një orë i mbërthyer në akull, përpara se inspektorja Jaqui Miller të ecte mbi akull dhe ta shpëtonte. Një video kapi momentin kur Miller iu afrua qenit që po kërkonte ndihme. Hardy ishte shumë larg bregut, gjysmë i zhytur në ujë të ngrirë dhe putrat e tij që qëndronin mbi sipërfaqe. Pronari i tij dhe Labradori po luante aty afër kur ngeci në ujë. Përpjekjet e përbashkëta të zjarrfikësve arritën që ta nxirrnin nga ujrat e ftohta. Qeni sapo doli vrapoi drejt pronarit të tij.