Qeni shpëton beben e varrosur për së gjalli
Një qen ka shpëtuar një foshnje, e cila ishte e varrosur për së gjalli afër disa shkurreve në një qytet në Kinë. Mediat kineze kanë raportuar se qeni kishte nuhatur erën e bebes dhe kishte germuar ne grope për ta gjetur atë. Foshnja një muajsh menjëherë është dërguar në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti ka ndodhur më 6 maj në Chongqing, komunë në jugperëndim të Kinës, raporton Pear Video. Pronarja e qenit, Yang Jiali, po kërkonte qenin, i cili po germonte afër shkurreve. Pastaj ka parë beben në gropë. Sipas doktorit An Yue, foshnja kishte temperaturë të ulët dhe rrahje të ngadalshme të zemrës në momentin që e sollën në klinikë.