Qyteti horror, më shumë trupa nën dhe sesa mbi të (FOTO)
Ka më shumë njerëz të varrosur nën dysheme sesa që jetojnë në shtëpitë e ngritura në distriktin Savanahh, në Georgia. Sipas të gjithë specialistëve, por edhe kuriozëve, kjo cilësohet si një nga zonat me aktivitetin më të lartë paranormal.
Në të gjendet varreza më e madhe, ku epidemia e Etheve të Verdha u mori jetën 700 njerëzve në vitin 1820. Ndërkohë, më vonë në të u varrosën dhe 12.000 trupa të tjerë. Megjithatë, vdekjet në masë nuk janë të vetmet që i kanë dhënë qytetit këtë imazh.
Banorët besojnë se përndiqen nga shpirtrat, kjo edhe për shkak të vdekjeve tragjike të mëvonshme. Si për shembull, ajo e Jill Williams, i cili në vitin 1981 u akuzua se kishte vrarë një djalë që dyshohej se ishte i dashuri i Jill. Një tjetër rast është dhe ai i i një vogëlushi që humbi jetën pasi ra nga tarraca e shtëpisë teksa po ndiqte pëllumbat.