Qyteti i fiksuar pas maceve

Kuching, është një qytet në Malajzi i cili është emërtuar kështu për hir të maceve, por shumë pak njerëz në botë e dinë këtë. Fjala “Kucing’, në gjuhën malajziane do të thotë “Mace”, shkruan BBC. Në këtë qytet kudo që hedh sytë mund të shohësh thuajse vetëm mace, madje edhe muret e ndërtesave janë pikturuar me mace, e çka është më e veçanta në çdo cep të qytetit ka skulptura të mëdha në formë macesh. Kuching është vendi më i mirë në botë ku mund të mësosh për macet, pra ata njihen si “Feline” që do të thotë familje e maceve. Njerëzit në këtë qytet kanë marrëdhënie shumë të mira me macet dhe i konsiderojnë si kafshë shumë të rëndësishme në familje. Kuching, është qytet që ka popullsi të ndryshme si malajzianë, kinezë, indianë e të tjerë. Për kinezët, macet janë simbol i fatit të mirë, ndërkaq edhe sipas fesë islame i gjithë populli beson se macja është kafshë e respektuar, pasi edhe profeti Muhamed e mbante një të tillë që e quante Muezza.

SHKARKO APP